INSTAT: Ndikuan ushqimet dhe sektorët e shërbimit

Instituti i Statistikave vlerëson se muaji Janar ka shënuar një rënie të përgjithshme të çmimeve me pakicë në nivelin e 3.8% nga 4.5% që ishin në muajin Dhjetor të vitit që lamë pas.

Kontribut në këtë trajektore rënëse në ndryshim nga muaji i kaluar duket se kanë dhënë grupet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1 %, pasuar nga grupet “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,5 %, e “Shëndeti” me 0,4 %.

Nga ana tjetër rritja më e madhe e çmimeve me bazë vjetore prej 6% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,8 %, si dhe me 3,7 %, “Hotele, kafene dhe restorante”.

Nga ana tjetër në analizën që Banka e Shqipërisë i bën situatës shprehet se janë ndryshimet në kërkesën për mallra dhe shërbime ato që sjellin rritje apo ulje të çmimeve. Ato janë të ndikuara nga ndryshimet që ndodhin në kursin e këmbimit, ndryshimet në tregjet e huaja dhe natyrisht politika monetare.

Tv Klan