Ekspertët thonë se tregu mund të mbetet i paqëndrueshëm  pas takimit të OPEC+ dhe kufirit të çmimit të naftës ruse

Nafta ka shënuar një tjetër rënie me gati 2 Dollarë duke arritur kështu nivelin më të ulët në 11 muaj. Në bursën e Londrës nafta u ul me 2,16 Dollarë ose 2,6 për qind për t’u tregtuar me 81,47 Dollarë për fuçi, më e ulta që nga 11 Janari, ndërsa në bursën amerikane nafta ra me 2,08 Dollarë ose 2,7%, në 74,20 Dollarë për fuçi, niveli më i ulët që nga 27 Dhjetori të vitit të kaluar.

Përveç shqetësimeve në rritje për kërkesën më të dobët të karburantit në Kinë për shkak të rritjes së rasteve COVID-19, pasiguria politike, e shkaktuar nga protestat mbi kufizimet e rrepta të qeverisë për COVID në Shangai, kjo ka nxitur gjithnjë e më shumë shitjen sipas ekspertëve.

Tregu mund të mbetet i paqëndrueshëm në varësi të rezultatit të takimit të OPEC+ dhe kufirit të çmimit të naftës ruse. Nëse OPEC + nuk bie dakord për një reduktim të mëtejshëm të kuotës së prodhimit ose Shtetet e Bashkuara nuk lëvizin për të rimbushur rezervat e saj strategjike të naftës, çmimet e naftës mund të rritet më tej.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët, të njohur si OPEC+, do të takohen më 4 Dhjetor. Në Tetor, OPEC + ra dakord të reduktojë objektivin e tij të prodhimit me 2 milionë fuçi në ditë deri në vitin 2023.  G7 dhe diplomatët e Bashkimit Evropian kanë diskutuar një kufi të çmimit të naftës ruse midis 65 dhe 70 Dollarë për fuçi, me synimin për të kufizuar të ardhurat për të financuar ofensivën ushtarake të Moskës në Ukrainë, pa prishur tregjet globale të naftës.  Kufiri i çmimit do të hyjë në fuqi më 5 Dhjetor kur të fillojë ndalimi i BE-së për naftën bruto ruse.

Klan News