Shkodër, me çmimin e parë u vlerësua një video për tragjedinë e Otrantos

Ide dhe qasje të reja për aktualitetin. Të gjitha erdhën në konkursin për çmimin “Idromeno” në Shkodër. Gjithcka punë e artistëve të rinj, jo vetëm nga kryeqendra e veriut.

“Ky edicion rikthehet pas disa viteve pauzë dhe tenton të pasqyrojë dhe analizojë rrugëtimin e artistëve emergjentë, të cilët qasjet e tyre artistike reflektojnë mbi aktualitetin dhe realitetin socio-politik”.

“Ka njëfarë mangësie në këto zhvillime dhe kërkohet shumë hapësirë nga artistët e rinj, sidomos artistët emergjentë që të dalin në skenën artistike për të thënë e kuptuar realitetin në të cilin jetojmë”.

Me çmimin e parë u vlerësua një video për tragjedinë e Otrantos. Tema që mbetet aktuale për shumë vende të botës.

“Është po aq prezantimi, pjesëmarrja e artistëve për këtë çmim. Do të thosha artistë vërtet të një niveli që e kalojnë krahasimin në rang lokal, kombëtar, artistë që mund të konkurrojnë denjësisht në ekspozita ndërkombëtare.”

Konkursi solli larmi mediumesh si video, fotografi, pikturë dhe instalacion.

Klan News