Ajo është pasanikja me e re në moshë, që vetëm në pak vite ka pushtuar tregun botërore me produktet kozmetike që e kanë bërë të shtojë frikshëm zerot në llogaritë bankare.

Së fundmi Kylie Jenner  ka përfshirë në kompani vajzën e saj të vogël, 2- vjeçaren Stromi, dhe në ditën e Shën Valentinit pritet që të dalë koleksioni i tyre më i ri.

E pikërisht në këtë ditë kur e vogla ka ditëlindjen, Kylie ka zbuluar se karroca të cilën do të përdorë për të, është një karrocë me shumë stil dhe tejet e kushtueshme. E markës Fendi, ajo kap shifrën e plot 9,990 dollarë.

Por sigurisht kjo shumë për Kylie, nuk është asgjë… /tvklan.al