Mes emrave favorit edhe Selman Rushide

Vetëm pak orë na ndajnë nga çmimi Nobel i Letërsisë, por bastet shtohen për atë që publiku mendon se do të jetë fituesi i këtij vit. Shkrimtarët francez kryesojnë listat e favoritëve me autorët Michel Houellebecq dhe Annie Ernaux. Në mesin e tyre është edhe shkrimtari Indian Selman Rushdie.

Por koha ka treguar që fituesi i çmimit më të lartë letrar ka shkruar atje ku nuk ishin pritshmëritë, duke e konsideruar jo rrallë herë zgjedhjen e akademisë suedeze si gjeopolitikë.

“Këtë e shprehin ndryshimet e shifrave. 52% janë europianë 32% janë latin amerikanë dhe amerikanë, dhe pjesa tjetër është ndarë në kontinentet e tjera. Vëmendja e çmimit Nobel ndaj kulturave që nuk janë promovuar nëpërmjet këtij çmimi janë duke u rritur”, thotë akademiku Shaban Sinani.

“Unë mendoj që Nobeli do të ndjekë traditën e viteve të fundit, pra ka një traditë ku1 jepet, shkrimtarëve të shquar, por jo shumë të njohur në nivel botëror. Akademia e Shkencave Suedeze po mendon të hedhë dritë në ato vende ku nuk janë fokusuar projektorët”, shprehet përkthyesi Granit Zela.

Për njohësit e letërsisë, ka ardhur koha që çmimi të shkojë për atë që bën letërsi të mirë duke e ndarë nga kushtet politike dhe ngjarjet personale të autorëve.

“Nobeli nuk jepet për fatkeqësi, jepet për merita letrare. A ka ndodhur të shmangen Nobeli prej kësaj disipline. Ka ndodhur shumë herë. Ne presim një çmim letrar dhe akademia do të japë një çmim që nuk do ta trazojë botën më shumë”, thotë Sinani.

“Akademia do të japë një çmim që nuk do ta trazojë botën më shumë”, shton Zela.

Shkrimtari ynë Ismail Kadare, ka qenë shumë herë pjesë e listës së shkurtër si pretendent, e zgjedhur nga vetë akademia suedeze. Ai është rikomanduar sërish nga Akademia jonë e shkencave që edhe Gjuha Shqipe të njihet si gjuhë nobeliste.

Tv Klan