Robert Hall dhe Michael Woodford janë fitues të çmimit Nobel për Ekonominë 2026. Dy amerikanët, njëri 83 vjeç dhe tjetri 71 vjeç, u vlerësuan për punën e tyre mbi themelet mikroekonomike të stabilizimit makroekonomik.

Hall u nderua për një studim të vitit 1978, i cili theksonte se konsumatorët preferojnë që shpenzimet e tyre të mbeten të qëndrueshme.

Ndërsa, Woodford zhvilloi “modelin modern keinsian”, një teori me ndikim të madh sot tek politikëbërësit globalë.

Gjatë krizës së naftës në vitet ’70, modelet e vjetra për përballimin e luhatjeve ekonomike dështuan.

Për të gjetur politikat më efikase, dy ekonomistët nuk u bazuan thjesht në lidhjet statistikore të inflacionit dhe prodhimit, por shpjeguan se si veprimet e çdo familjeje dhe biznesi ndikojnë në ekonominë e përgjithshme.

Falë tyre, qeveritë dhe bankat qendrore janë sot më të përgatitura për t’u përballur me goditje të papritura, siç janë krizat energjetike.

Ata do të ndajnë sëbashku 1 milionë e 60 mijë euro, shpërblim që jepet nga Banka Qendrore e Suedisë.

/tvklan.al