Ngjarja tragjike e ditës së premte dhe humbja e jetës së biznesmenit Kosta Trebicka ka qenë ngjarja më e bujshme e 72 orëve të fundit. Por vdekja e tij është rrethuar me shumë mister.

Opozita akuzoi qeverinë se ky nuk kishte qenë aksident rrugor, por një vrasje e pastër. Shumë ekspertë ngritën pikëpyetje lidhur me pamjet filmike që u pasqyruan, por për të diskutuar lidhur me këtë ngjarje ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv  Klan Tonin Vocaj drejtor kundër Krimeve të Renda, Admir Sinamati mjek Ligjor, Pjerin Ndreu  ish-nëndrejtor i Policisë së Shtetit, Mitat Tola ekspert Rrugor, Alfred Peza drejtor i Ora News, Daniela Zisi gazetare.

“Mora një telefonatë nga një banor i zonës së Voskopojës rreth orës 15:30, ishte një i njohur i imi. Ai më njoftoi se ishte gjetur i vdekur një burrë në rrugën rurale që lidh Voskopojën me Lekasin. Menjëherë kontaktova me drejtues të policisë së Korçës për ta konfirmuar dhe më thanë se e kishin si informacion, por kaq. U nisa drejt vendngjarjes, kur arritëm pamë atë çka keni parë edhe ju në pamjet filmime. Në vendngjarje mund të kishte rreth 20 persona, banorë të zonës. Askush nuk e dinte identitetin e tij sepse kishin njoftuar policinë dhe iu ishte thënë të mos afroheshin. Kam parë makinën të ndezur kur kam shkuar në vendngjarje. Banorët më thanë që të kërkoja pranë makinës sërish sepse mund të kishin qenë 2 persona në makinë”, tha Zisi.

Të ftuar: Tonin Vocaj drejtor kundër Krimeve të Renda, Admir Sinamati mjek Ligjor, Pjerin Ndreu  ish-nëndrejtor i Policisë së Shtetit, Mitat Tola ekspert Rrugor, Alfred Peza drejtor i Ora Neës, Daniela Zisi gazetare.