Çobani: Unë e kuptoj dhimbjen tuaj, por edhe pakujdesia juaj ka qenë e madhe për 30 vite

Posta

Çobani: Unë e kuptoj dhimbjen tuaj, por edhe pakujdesia juaj ka qenë e madhe për 30 vite

19:02 20/10/2019

Motra akuzon vëllain se nuk i jep pronën

Sot në “Shihemi në gjyq”, Luisi ka sjellë nënën e tij për shkak se prej një kohe të gjatë, ajo i ka fshehur pasaportën sepse nuk dëshiron që djali i saj i vetëm të largohet nga shtëpia.

Luisi është vetëm 20 vjeç, ai dëshiron një të ardhme më të mirë për veten, por edhe për familjen e tij. Mendon se rruga e vetme e “shpëtimit” për t’u rritur ekonomikisht është të largohet jashtë Shqipërisë. Debatet në studio me nënën e tij nxorën në pah edhe një tjetër problem. Mamaja e tij Shaqja, pretendon se ka një tokë të mirë në bregdetin e Velipojës, por që momentalisht ajo tokë është në pronësi të vëllait të saj. Luisi nuk beson se një ditë kjo tokë do bëhet e tij dhe ka humbur çdo shpresë.

Shaqja: Vetëm me një vëlla kemi konflikt, i vogli.

Eni Çobani: Kush është vëllai?

Shaqja: Froni, ai është më i vogli që kemi qenë me babain ne.

Eni Çobani: Ti ke një çertifikatë familjare zonjë, që më ke sjellë të 1 gushtit ’91. Janë pesë pjestarë në familjen bujqësore, në të cilën ju pretendoni që jeni anëtare dhe është e vërtetë.

Shaqja: Po!

Eni Çobani: Tani, në aktin e marrjes së tokës që ju keni sjellë këtu, e cila në fakt të them të drejtën është e Ndue Fushës. Kush është Ndue Fusha?

Shaqja: Babai, ka vdekur, nuk jeton.

Eni Çobani: Atëherë, Ndue Fusha këtu thotë se ka vetëm 1100 metra katrorë.

Shaqja: Ka dhe tokë truall ajo, toka është veç.

Luisi: Ku e ke tokën?

Eni Çobani: Ju pa patur letra fare pretendoni se keni tokë?

Shaqja: Po e kemi tokën se e ka vëllai i vogël certifikatën, unë jam martuar, e di ai se çka bërë..

Luisi: Kur do ta marrësh tokën?

Shaqja: Çfarë ke bir? Mos bërtit. Mos u tërbo...

Eni Çobani: Pse ke pretendime me Franin është dhe Martini këtu?

Shaqja: Unë jam martuar dhe vëllai ka ikur në Itali..

Eni Çobani: Në çfarë viti je martuar të lutem?

Shaqja: Nuk e di, se mbaj mend shumë mirë..

Eni Çobani: Se mban mend. S’ka problem.

Shaqja: Vëllai i vogël ka marrë gjithë tokën dhe e ka kthyer nga ana e tij. E ka në mbiemrin e vet ose në mbiemrin e dikujt tjetër, unë nuk e di. Por duke i thënë gjithmonë: Vëlla e kam 3 dylym tek ty. Jo s’ke tokë ti. Po si s’ke tokë? Në Shkodër thotë Drejtori i Hipotekës, e ke tokën moj zonjë. Kam shkuar në Velipojë ka dalë 3 dylym e 200 metër. Tani unë jam gjallë. Unë jam më e madhe, tokën e kam unë.

Luisi: Thjesht e ka mendjen kot, o zonja Eni.

Eni Çobani: Kjo s’ka lidhje më i madhi ose më i vogël, se të gjithë jeni të barabartë. Toka duhet të ishte ndarë në mënyrë të barabartë me kohë. Kemi 30 vite që nuk është ndarë..

Shaqja: Toka është atje.

Eni Çobani: Kur vdesin prindërit kanë pjesë të gjithë trashëgimtarët e parë, që janë fëmijët.

Shaqja: Po ata s’kanë nevojë se ia kanë lënë Franit.

Eni Çobani: Ia ka lënë Franit pra..

Shaqja: Po!

Eni Çobani: Pranoje që ia ka kanë lënë Franit pra, vetëm ti po ia kërkon Franit.

Shaqja: Sa herë ia përmend më thotë mos ma përmend tokën.

Eni Çobani: Keni pasur ju ndonjëherë ndonjë dokument për këtë tokë?

Shaqja: E ka Frani tek shtëpia dhe nuk ma jep.

 Eni Çobani: Tani të gjitha i paska Frani, është pak e vështirë biseda për një person që nuk është në publik.

Ardit Gjebrea: Unë propozoj t’i gjejmë numrin e telefonit nëse do të na ndihmoje dhe ta merrnim në telefon zotin Fran.

Luisi: Apapapa. Është diçka e kotë.

Zonja Çobani dhe zoti Fran flasin së bashku në telefon për çështjen e pronësisë së tokës së pretenduar nga zonja Shaqe.

Frani: Unë për vete tokë të 7501 nuk kam.

Eni Çobani: Pra nuk keni.

Frani: Atë kohë që u nda toka, u nda fshatçe dhe ne nuk kemi tokë të 7501, se babai s’ka patur tokë bujqësore. Të gjithë kanë marrë tokën, janë kompesuar kush ka mundur me tokën e babait të vet. Ne nuk kemi patur tokë fare dhe unë kam mbetur pa tokë, ashtu si disa shtëpi të tjera. Ne nuk kemi tokë me 7501.

Eni Çobani: Jeni i sigurt për këtë?

Frani: Jam i sigurt!

Eni Çobani: Në certifikatën familjare të vitit 1 gusht ’91 figuroni 5 veta, zoti Ndue, zonja Lule, Martini, Shaqja dhe ju. Ju që të 5 ju takonte të merrnit me 7501, por që ju thoni që është ndarë fshatçe, pra është ndarë në bazë të tokave të vjetra të familjes. Ndërkohë zonja Shaqe ka hedhur mendimin se babai juaj ka pasur toka të vjetra, pra ju keni patur dhe pronat tuaja private atje ku ju jetoni sot, se ju jeni në shtëpinë e babait tuaj apo jo?

Frani: Po e kemi tokën, por jemi në proçes gjyqësor, nuk na janë kthyer pronat akoma.

Eni Çobani: Pra ju po luftoni veçmas për pronën private?

Frani: Po për pronën private.

Eni Çobani: Po ju sapo thatë se është ndarë fshatçe dhe ju nuk keni pasur pronë të vjetër. Por atëherë kur keni pasur pronë të vjetër, pse nuk ju dhanë me 7501?

Frani: Zonja Eni kjo ishte pronë pyjore jo pronë bujqësore.

Eni Çobani: Aa është tokë pyjore. Meqënëse pretendimi vazhdon dhe zonja Shaqe thotë se Frani i ka tokat dhe tregon dhe një numër të madh metrash katrorë dhe nuk e di nëse i dispononi apo jo. Unë e kam një akt marrjeje të tokës e Ndues. Por ju sapo thatë nuk keni marrë fare tokë. Si është e mundur që të bëhet?

Frani: Ne këtë tokë ne kemi ndërtuar shtëpi. Vetëm 200 metra kam marrë nga trualli.

Eni Çobani: Po 1100 arë kush i ka marrë?

Frani: Nuk ekziston.

Eni Çobani: Ju thoni nuk ekziston, por ne e kemi në letra i nderuar dhe këtë letër nuk e kemi bërë as unë, as Shaqja. Sigurisht që ka dhe disa firma dhe normalisht këtë dokument duhet ta keni parë edhe ju.

Shaqja: Franit i thotë motra, të ndajë 3 dylymshin e 7501 se nuk ka nga shkon pa më dhënë tokën. Po grindem me djalin tim se vetëm një dritë syri kam. Ai ka gjithë atë tokë, shtëpinë e ka bërë, ai e di që motra nuk ka tokë. Unë s’kam punë me vëllezërit e tjerë për ndarjen e tokës 7501.

Linja telefonike shkëputet dhe Frani e fik telefonin.

Luisi: E morëm përgjigjen Zonja Eni.

Eni Çobani: Këtu jemi para faktit që familja e zotit Fran pra, babai, nëna dy vëllezërit dhe motra kanë pasur në pronësi 3 dylym e 200 metër katrorë tokë. Por zonja flet për një shumë të madhe metrash katrorë që nuk janë këtu. Dhe nuk mundem të prononcohem për gjëra që nuk i kam parë. Përgjigjet e Franit do na ndriçonin më shumë për sa i përket situatës bujqësore të kësaj familjeje. Linja u shkëput, arsyet i di Frani, por unë kam folur dy herë dhe ai asnjëherë nuk e ka pranuar.

Shaqja: Fajtori asnjëherë nuk e pranon.

Eni Çobani: I kam thënë në mënyrë private zonjës Shaqe dhe Luisit që kjo pronë nëse nuk keni asnjë dokument nuk mund të provoni se Frani gëzon pronën tuaj. Unë e kuptoj dhimbjen tuaj, por edhe pakujdesia juaj ka qenë e madhe për 30 vite./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi