BcButOvCEAAkatmEdhe pse vdiq në një aksident me makinë në nëntor të vitit 2013, aktori Paul Walker nuk mungoi në “Fast and Furious 7”.

Pjesët e para të filmit janë xhiruar para vdekjes dhe Paul i ka realizuar vetë ato.

Në nëntor pas aksidentit të Paul xhirimet janë ndërprerë dhe është pyetur familja e tij se çfarë do të bëhet me praninë e tij në “Fast and Furious 7”.

Babai i Walker ka vendosur që i biri të jetë pjesë e filmit dhe së bashku me producentët është menduar zëvëndësimi i tij nga vëllezërit në skenat e mbetura, veçanërisht nga vëllai Cody Walker falë ngjashmërisë mes tyre.

Kushdo që ka parë filmin është vënë në dilemë për vdekjen e aktorit Paul Walker, pasi çdo skenë e tij është shumë reale, por fotot e vëllait tregojnë se ngjashmëria mes tyre është e madhe.

Pas suksesit të Furious 7 vëllai i Paul, Cody Walker është kontaktuar nga menaxher i Paul për vazhdimin e karrierës së tij si aktor./l.s

tvklan.al