Shënon gol edhe Karrica te Rijeka

Pas paraqitjeve të mira në këtë sezon Enis Çokaj realizoi edhe golin e parë. Mesfushori i Kombëtares shënoi në fitoren 3 – 1 të Lokomotiva Zagreb ndaj Rijeka mbrëmjen e së dielës.

Çokaj mbylli me sukses një kundërsulm të vendasve në minutën e 19’. Goditja e 23-vjeçarit nga jashtë zone nuk i dha mundësinë portierit kundërshtar të reagonte.

Enis Çokaj pati edhe një mundësi tjetër të mirë për të realizuar, por topi goditi shtyllën. Një paraqitje të mirë pati edhe Indrit Tuci. Sulmuesi 21-vjeçar dha pasimin për golin e tretë të Lokomotiva Zagreb që këtë sezon synon kupat e Europës.

Golin e vetëm për Rijeka e shënoi futbollisti i Kombëtares Shpresa, Bernard Karrica, nga një goditje perfekte dënimi.

Tv Klan