7 të arrestuar, drogë e municione është rezultati i 2 operacioneve policore të ndryshme nga autoritetet e Durrësit dhe Fierit. Kështu, 21 kilogramë drogë në formë çokollate u sekuestruan në një operacion të përbashkët mes policisë së Durrësit, prokurorisë dhe forcat e posaçme në Policinë e Shtetit. 5 persona u vunë në pranga.

Ata u kapën pranë stacionit të trenit Lushnje. Droga iu gjet me vete dhe përveç saj u sekuestruan dy automjete dhe një sasi parash. Në këtë rast, autoritetet thonë se puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal vijon.

Ndërsa në Fier në pranga përfunduan babë e bir, 55 dhe 26-vjeç, banues në Patos. Gjatë operacionit, policia gjeti dhe sekuestroi 900 gramë drogë në formë çokollate, 9 doza me kokainë, 6 doza kanabis, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 pistoletë Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë.

/tvklan.al