Coldplay, turne e ri për energjinë e rinovueshme - Tv Klan

Coldplay, turne e ri për energjinë e rinovueshme


Coldplay, turne e ri për energjinë e rinovueshme

13:20 15/10/2021

Turneu i ardhshëm i grupit të famshëm Coldplay do të përbëhet nga një pistë kërcimi e cila do të prodhojë energji përgjatë kërcimit të fansave.  Kjo do të jetë pjesë e planit 12 pikësh për të zvogëluar gjurmët e karbonit në atmosfere dy vite pasi bendi u zotua se nuk do të zhvillohen më turne deri sa të arrinin ta realizonin këtë.

Vokalisti i grupit, Chris Martin, ka folur për herë të parë për këtë projekt, në një intervistë për BBC-në. Martin tregoi rreth planeve që fansat gjatë turneut të jenë të vendosur në një “pistë vallëzimit” dhe prej lëvizjes së tyre do të prodhohet energji për koncertin. Përgjatë turneve do të ketë të vendosura edhe biçikleta të kryejnë gjithashtu të njëjtin funksion.

Coldplay ka planifikuar po ashtu që të mbjellë një pemë për secilën biletë të shitur. Gjatë turneut të tyre të fundit, në vitet 2016-2017, Coldplay kanë performuar para 5,4 milionë fansave në mbarë botën duke e kthyer turneun e tyre  më të madhin të të gjitha kohëraveku fitimet tij kanë shkuar në më shumë se 500 milionë dollarë.

Turneu i ri do të nisë në muajin mars në Costa Rika, vend ky i cili ka një prej normave më të larta të prodhimit të energjisë së rinovueshme në botë. Koncertet do të përdorin energjinë elektrike nga bateritë, të cilat do të furnizohen nga energjia e fansave e po ashtu nga energjia diellore.

Klan News








Të ngjashme