Trajneri i Partizanit parashikon një sfidë të vështirë ndaj rrogozhinasve në “Arena Egnatia”

Partizani ka një transfertë të vështirë ndaj Egnatias më 10 prill dhe për trajnerin Xhovani Kolela kjo është një përballje e vështirë. Tekniku i “të kuqve” shprehet se për rrogozhinasit fitorja është e rëndësishme, pasi futen në garën për titull.

“Janë të tretët, si doni që t’i vlerësoj. Egnatia është e treta! Ata kërkojnë që të fitojnë që të hyjnë në lojë. Për mendimin tim Egnatia është një skuadër e fortë, e kam thënë gjithmonë. Nuk ndryshon asgjë! Nëse luajmë pa tifozë, atëherë kanë një motiv! Ata do të bëjnë maksimumin për ta fituar ndeshjen. Nëse e realizojnë këtë gjë do të jenë një kundërshtar në luftën për titull. Por ne do të bëjmë më të mirën për ta fituar ndeshjen. Nëse nuk e arrijmë do të synojmë të njëjtën gjë ndeshjen e radhës.”

Kolela shpjegoi se ai e ndryshom formacionin pas çdo ndeshjeje, sepse kjo e kënaq dhe se të tillë karakteristikë ka futbolli modern.

Partizani kryeson bashkë me Tiranën pas 27 javëve të luajtura dhe ka 47 pikë në renditje. Ndërkohë Egnatia pozicionohet në vend të tretë, me 6 pikë më pak.

Klan News