Colin Powell është zgjedhur sekretari i ri i Departamentit të Shtetit Amerikan. Ai është një ndër njerëzit më të respektuar në Amerikë me një eksperiencë të madhe në sigurimin kombëtar dhe dhuntitë e tij për pajtim. Powell 63 vjeç ishte prej kohësh në mendjen e Presidentit të sapozgjedhur Xhorxh Bush i ri dhe zyrtari i parë i kabinetit i emëruar. Ai mbikqyri ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Gjirit. Ai u zgjodh gjithashtu nga demokratët si kryetar i shefave të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane në vitin 1993./tvklan.al