Skiatorja shqiptare paraqitet mirë në slalom gjigant
Lara Colturi u rendit e 25 në garën e slalomit gjigant në Krasnjka Gora të Sllovenisë këtë të shtunë që është ndalesa e radhës në Kupën e Botës.
Në kushte atmosferike jo të favorshme, skiatorja e Shqipërisë u bë përsëri pjesë e 30-shes më të mirë në botë.
Të dielën Lara Colturi do të ketë garën e slalomit.
Rezultati më i mirë i Larës është në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku u klasifikua në vendin e 12 vitin e kaluar.
Tv Klan