Për pak minuta, dy bashkëprezantueset e Ardit Gjebreas në këtë edicion të 23-të të festivalit Kënga Magjike, u zhvendosën në prapaskenë, aty ku ndodhen 25 artistët që performuan këtë natë të dytë gjysmëfinale. Eva Murati dhe Olta Beqiri biseduan me disa prej artistëve të huaj që marrin pjesë në këtë edicion të festivalit.

Duke pasuar kolegen e saj që bashkëbisedoi në italisht me artistin Marco Carta, Olta Beqiri teksa iu drejtua këngëtarit francez Alvan tha se nuk dinte frëngjisht, përveç “Comment ça va” (shqip, Si jeni?). Pikërisht kjo fjali solli dhe reagimin e tij të habitur.

Olta Beqiri: Unë nuk di frëngjisht, por di vetëm, comment ça va?

Alvan: Oh bien, merci beaucoup (oh shumë mirë, faleminderit shumë).

Olta Beqiri: Alvan ka takuar para disa ditësh shkrimtarin e famshëm Kadare. Madje ka shkruar dhe tek shtëpia e tij, që tashmë është muze. Çfarë do të mbetet në kujtesën tënde nga kjo eksperiencë shqiptare.

Alvan: Eksperienca në Shqipëri është shumë e bukur. Më pëlqejnë shumë njerëzit shqiptar. Të Dua!

Olta Beqiri: Merci (faleminderit)./tvklan.al