Como është padyshim skuadra më në formë e Serisë A në Itali. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas, regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në këtë fund sezoni.

Como nuk zhgënjeu në shtëpi, duke fituar me përmbysje ndaj Cagliarit, me rezultatin 3-1. Adopo i dha avantazhin miqve në minutën e 22-të, por vendasit përmbysën rezultatin me dy gola në fundin e pjesës së parë, nga Caqueret dhe Strefezza.

Në fraksionin e dytë, ishte Cutrone që vulosi takimin në 3-1, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Me këtë sukses, Como ngjitet në kuotën e 48 pikëve dhe mban vendin e 10-të në renditje. Cagliari renditet në vendin e 14-të me 33 pikë.

/tvklan.al