CONCACAF interes për Botërorin çdo dy vite


CONCACAF interes për Botërorin çdo dy vite

14:40 14/09/2021

Konfederata e Amerikes së Veriut, asaj Qendrore dhe Karaibeve pro idesë për një kalendar më pak të ngarkuar

Konfederata e Futbollit e Amerikës së Veriut, asaj Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF) është e hapur për idenë e organizimit të Kupës së Botës çdo dy vite, por vetëm nëse kjo do të krijojë një strukturë më të balancuar për lojën globalisht.

Institucioni kryesor i futbollit mbështet krijimin e një kalendari të ri futbollistik, nëse do të ketë më pak data për ndeshjet ndërkombëtare, më pak udhëtime për fubollistët dhe më shumë ndeshje zyrtare, në vend të atyre miqësore.

Kongresi i FIFA-s votoi që të bëhej një studim për realizueshmërinë e Kupës së Botës për meshkuj dhe femra në fuboll çdo 24 muaj, por propozimi ka pasur kundërshti nga Europa dhe Amerika e Jugut.

UEFA kërcënoi se kombëtaret e Europës do ta bojkotonin eventin, ndërsa Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut e shikon me skepticizëm propozimin, pasi kjo do ta ngarkonte së tepërmi kalendarin futbollistik.

Projekti po zhvillohet nga Arsen Venger, i cili është ngarkuar nga FIFA me këtë mision të vështirë. FIFA nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë.

Klan News








Të ngjashme