Situata te Milani vazhdon të jetë e tensionuar. Te kuqezinjtë nuk ka qetësi dhe humbja e fundit ndaj Bologna-s ka tensionuar edhe më tepër ambientin.
E ardhmja e trajnerit Sergio Conceicao nuk është më e sigurt. Vendi i katërt në renditje duket shumë i vështirë për tu arritur, ndërsa tekniku portugez duket në “fije të perit”.
Nëse rezultatet pozitive nuk ndryshojnë në javët e ardhshme, Conceicao pritet të shkarkohet. Sipas raportimeve nga Italia, te Milani po mendojnë të rikthejnë në stol një emër të njohur për ambientin kuqezi.
Bëhet fjalë për Mauro Tassotti, i cili ka qenë si lojtar dhe trajner i Milanit në të kaluarën. 65-vjeçari italian është pjesë e të rinjve, por mund të kalojë në ekipin e parë, deri në fund të sezonit dhe në verë pritet të bëhet revolucioni i madh. /tvklan.al