Sezoni i Milanit nuk ka përfunduar ende, mes një kampionati për të përfunduar me shpresën e zbehtë për t’u kualifikuar në Champions League dhe derbit të dyfishtë me Interin të vlefshëm për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, që mund të japë një tjetër trofe pas Superkupës së Italisë.

Megjithatë, sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, është thuajse e ditur që kuqezinjtë do të nisin një kurs të ri teknik dhe do t’i japin fund përvojës me Sergio Conceiçao. Për të ardhmen, shpjegon gazeta, Cesc Fabregas mund t’i kënaqë të gjithë.

Ai ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pas një përvoje të jashtëzakonshme në nivelet më të larta si futbollist dhe dëshirën për të konfirmuar veten tani si trajner. Që nga Nëntori i 2023-ës ai ulet në stolin e Como-s: si trajner e drejtoi skuadrën drejt ngjitjes në Serie A në verën e 2024-ës, një nivel ku mungonte prej 20 vitesh. Megjithatë, Fabregas nuk është i vetmi kandidat për stolin.

Ka edhe zgjidhje të tjera, duke përfshirë Maurizio Sarri, në fokusin e kuqezinjve për merkaton e verës, por ishte alternativë edhe pas shkarkimit të Fonseca. Eksperienca e tij e fundit ishte te Lazio, e cila përfundoi me dorëheqjen e tij në Mars të 2024.

Ai dëshiron të rikthehet në stërvitje dhe stoli i kuqezinjve mund t’i japë stimulin e duhur. Alternativë për Milanin është edhe Roberto de Zerbi.

Klan News