Trajneri Sergio Conceicao, nuk i fsheh ambiciet e tij. Tekniku portugez, në një intervistë të dhënë në Kongresin e Futbollit deklaroi se zgjodhi Milanin për të pasur mundësinë të fitojë Ligën e Kampioneve.

Ai i pranoi vështirësitë, për të cilat tha se ishte i vetëdijshëm para se të zgjidhte kuqezinjtë.

“Doja të shkoja në një nga ligat më të mira në botë. Unë ëndërroj dhe synoj të fitoj Ligën e Kampionëve dhe kjo është arsyeja pse zgjodha Milanin. Isha i vetëdijshëm për vështirësitë. Po stërvit skuadrën e një klubi historik, i cili mund të më japë mundësinë për t’iu afruar një prej synimeve që kam për karrierën time, pasi kam fituar kaq shumë në Portugali.

Në 30 ditë kemi luajtur 9 ndeshje. Nuk kemi pasur kohë për t’u stërvitur, gjë që është jashtëzakonisht e komplikuar. Kjo do të thotë se nuk kam pasur shumë mundësi për të bërë një ndikim të fortë në skuadër”, deklaroi Conceicao.

/tvklan.al