Veliaj: Lëreni makinën në shtëpi, shmangni ardhjen në Tiranë

Për herë të parë në historinë e tij, kryeqyteti shqiptar do të presë një finale evropiane futbolli. Në prag të ndeshjes Roma-Feyenoord më 25 Maj, kryebashkiaku Erion Veliaj iu dha porositë e fundit grupit koordinues, ndërsa kërkoi dhe ndihmën e të gjithë qyetarëve.

Erion Veliaj:Qyteti do të zbatojë të njëjtin protokoll që ka zbatuar edhe gjatë vizitës së Presidentit Bush apo Papa Françeskut, prandaj ju lutem, nëse nuk keni një biletë për të qenë në stadium, mos ejani në Tiranë, shtyjeni për një ditë tjetër, pasi nuk do të kaloni në asnjë prej disa kontrolleve të policisë, as në akset hyrëse të qytetit”

Te tjera porosi kishte për kryeqytetastit.

Erion Veliaj:Nëse dikush ka dëshirë të tregohet i dobishëm atë ditë, thjesht të mos e nxjerrë makinën.. do na ndihmonte shumë që qytetarët të prodhojnë sa më pak ndotje, apo hedhje mbeturinash në datën 25 Maj. Do të ishte mirë sikur hedhja e tyre të bëhet në datën 23 maj në darkë ose në 26 Maj në mëngjes, që në datat 24-25 ta kemi vemendjen të dedikuar tek miqtë dhe jo tek problematikat tona të përditshme.

Lidhur me sigurinë publike, Policia e Shtetit, ajo bashkiake dhe disa vullnetare do te jene ne terren.

Propozimi ynë është që ne t’i kalojmë të gjitha trupat në terren, sidomos në ato 24 orë, për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur ndonjë incident”.

Respektimi i këtyre masave së bashku sipas kryebashkiakut do të siguronte një imazh të mirë të vendit.

Erion Veliaj:Mezi pres që ta kthejmë në një super festë për Tiranën, një super imazh për Shqipërinë. Ky është viti i Tiranës dhe duhet ta maksimizojmë si një mundësi që na vjen një herë në jetë ose të paktën një herë në gjeneratën apo në mandatin e Bashkisë sonë, për të dhënë më të mirën. Për këtë lipset jo vetëm skuadra e bashkisë, por skuadra e gjithë Tiranës

Tirana do të ketë 3 Fan Zone, tek  Amfiteatri i Liqenit do të jenë tifozët e Romës, tek pedonalja “Murat Toptani” ato te Feyenoord, ndërsa sheshi “Skënderbej” do të presë tifozë neutralë, në mënyrë që ta shijojnë ndeshjen me po të njëjtën atmosferë si në stadium.

Tv Klan