Conor McGregor ka udhëtuar në Emiratet e Bashkuara Arabe muajin e kaluar për ndeshjen e tij të shumë pritur kundër Dustin Poirier në Abu Dhabi, të cilën fatkeqësisht e humbi.

Por Conor McGregor nuk e la këtë humbje që ta demoralizojë, kështu vendosi të shkonte në lokalin e famshëm të Nusretit, kuzhinierit turk në Dubai.

Ylli i UFC, 32 vjeç në një video të publikuar nga Nusreti në rrjetet sociale shihet mjaft i lumtur dhe në formë duke i servirur kuzhinieri para një biftek ari që kushton rreth 1000$.

Në video shihet kuzhinieri 37-vjeçar Nusret Gökçe duke prerë me hollësi një copë të madhe mishi të mbuluar me fletë ari dhe Conor e shikone me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

Pasi përfundoi prerjen e mishit, Nusreti i kërkoi që t’ja hidhte vetë kripë. Me majën e thikës Nusreti merr një copë mish dhe ia jep Conor ta hajë.

Në mbishkrimin e kësaj video, Nusreti shkruan: Ai e do Biftekun tim të Artë. /tvklan.al