Dustin Poirier fiton duelin me kampionin irlandez

Conor McGregor është mposhtur sërish. Amerikani Dustin Poirier fitoi me KO Teknik në raundin e dytë duelin ndaj irlandezit ndeshje e zhvilluar në Abu Dhabi.

McGregor e nisi sfidën me shumë vetbesim dhe u duk se do ta dominonte atë. Por vetbësimi u kthye në mendjemadhësi dhe ai humbi përqëndrimin. Të dy sportistët përdorin grushtet, por irlandezi duket disi më superior.

Edhe në raundin e dytë e njëjta pamje, por në mesin e tij ndodh surpriza. Poirier gjen fytyrën e McGregor me disa grushte radhazi, duke e hedhur në tapet të gjakosur dhe detyruar gjyqtarin të ndalë sfidën.

Qetësi në sallë, ku kishte mjaft shikues, që nuk u besonin syve nga kjo fitore e Poirier.

Një hakmarrje kjo për amerikanin për humbjen e disa viteve më parë dhe tashmë rezultati i përballjeve direkte është 1-1.

Për Poirier kjo është fitorja e 27 në karrierë, ndërsa për McGregor kjo ishte humbja e 5. Në fund, McGregor përgëzon fituesin, duke lënë të hapur mundësinë për një përballje të tretë mes tyre.

McGregor e humbi ndeshjen në kafaz, por në arkat e tij ai shtoi me shumë se 20 milionë Dollarë ndërsa kundërshtari i tij që fitoi ndeshjen mundi të arkëtonte diçka më shumë se 1 milion Dollarë.

Tv Klan