Trajneri i Interit kërkon të dijë nga presidenti nëse planet vazhdojë të ngelen të njëjtat

Trajneri Antonio Konte dhe presidenti Stiven Zhang kishin rënë dakord që të takoheshin 1 ditë pasi Interit iu dorëzua titulli i 19 në histori.  Por takim mes të dyve nuk pati dhe nuk dihet se kur do të bëhet.  Tekniku dëshiron të vazhdojë rrugëtimin e tij, tani që puna iu shpërblye me titullin pas 11 vitesh.

Por ai do sqarime nga klubi për mënyrën se si do të veprohet. Konte e ka bërë të qartë se duhen përforcime që Interi të shkëlqejë në Ligën e Kampioneve. Nga ana tjetër, drejtuesit u kanë kërkuar futbollistëve që të ulen rrogat në këtë situatë të vështirë.

Nëse paratë nuk gjenden, ka gjasa që të ketë largime të futbollistëve kyç.  Synimi i teknikut është që të hapë një cikël fitues me një grup që e ka ndjekur kudo dhe për gjithçka, e që me të ka kaluar vështirësi të mëdha. .

Tani Kote do që të dijë nga presidenti Zhang nëse planet vazhdojnë që të jenë ato të përcaktuara në nisje të këtij projekti. Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit mendojnë se për momentin takimi me trajnerin nuk është i nevojshëm.

Planet e klubit teknikut i janë bërë të qarta.  Midis trajnerit dhe klubit po luhet një lojë shahu. Por përfundimi nuk do të vonojë.

Klan News