Drejtuesit e Inter besojnë se trajneri Antonio Conte mund të rikthejë zikaltërit konkurrues sërish në Itali dhe Europë.

Sipas “Gazzetta dello Sport” për ta bindur duhen 10 milionë euro në vit, e njëjta shifër që përfitonte te Chelsea. Kontaktet kanë nisur,  por më parë duhet zgjidhur edhe çështja e largimit të Luciano Spallettit që shoqërohet me një tjetër faturë, i cili është nën kontratë deri më 30 Qershor të 2021.

Shuma nuk është e vogël, 25 milionë euro, ku përfshihet edhe pagat e stafit të tij. Në rast ndryshimesh priten edhe lëvizje të mundshme. Mauro Icardi pëlqehet nga Atletico Madrid dhe mund të largohet për jo më pak se 75 milionë euro. Në Spanjë e shikojnë si pasardhësin e Antonie Griezmann.

Tv Klan