Chelsea do të njoftojë shkarkimin e trajnerit Antonio Conte. Mediat angleze kanë publikuar lajmin, por klubi londinez ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje.

Këtë javë Conte është parë në stërvitje, por e ardhmja e tij duket se nuk do të jetë më tek Blutë e Londrës, pasi sipas mediave, postin e tij do ta marrë Maurizio Sarri.

Në dy vite me Chelsea, Antonio Conte fitoi një titull kampion në Premier League dhe një FA Cup.

Nëse ish-trajneri i Napolit, Sarri, do të emërohet tek Chelsea, do të jetë i nënti që merr drejtimin e ekipit në epokën Abramoviç.

Tv Klan