Napoli është vetëm një fitoreje larg titullit kampion, pas një sezoni shumë të luftuar në Serinë A italiane.
Megjithatë, ndonëse trajneri Antonio Conte po rikthen trofeun, e ardhmja e tij duket larg Napolit.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, javën e kaluar ka pasur një takim mes presidentit Aurelio De Laurentiis dhe trajnerit Massimiliano Allegri.
Ky i fundit shihet si pasuesi i Contes te Napoli dhe vendimi pritet të vijë në ditët e ardhshme, kur të jetë mbyllur kampionati.
Conte ka kontratë deri në vitin 2027, ndërsa e ardhmja e tij përflitet te Juventusi, skuadër me të cilën ka një lidhje të ngushtë, për shkak të të kaluarës si trajner dhe lojtar aty.
/tvklan.al