Filmi “A star is Born” pati sukses duke mbledhur rreth 400 milionë Dollarë, kjo sigurisht falë interpretimit të dy aktorëve, Bradley Cooper dhe Lady Gaga.

Por duket se në fillim të përzgjedhjes së kastit, aktorët nuk ishin favorit për rolin. Cooper ju ofrua pjesëmarrja në film, pasi aktori i përzgjedhur fillimisht Clint Eastwod, hoqi dorë.

E ndërsa për rolin e Gagës ishte menduar këngëtarja Beyonce. Kjo e fundit nuk arriti të jetë pjesë për shkak të shtatzënisë.

Klan Plus