Conmebol ndryshon vendin e aktivitetit

Brazili do të presë Copa America për këtë vit. Conmebol, Konfederata e Futbollit në Amerikën e Jugut e njoftoi me anë të një mesazhi në Tëitter këtë vendim.

Gjithçka ndodhi pas heqjes si vend organizator fillimisht të Kolumbisë prej trazirave politike dhe më pas të Argjentinës për shkak të situatës që po kalon me pandeminë e Covid-19.

Conmebol la të pandryshuar datën e nisjes dhe të mbylljes së aktivitetit më të vjetër në botë për ekipet përfaqësuese.

Ndeshja e parë do të luhet më 13 Qershor, ndërsa finalja më 10 Korrik. Alternativat e përmendura më herët ishin Kili, Shtetet e Bashkuara, Ekuadori, Paraguai apo edhe Katari.

Brazili ishte edhe mikpritësi i edicionit të fundit i mbajtur në vitin 2019. Kjo është hera e 47 që organizohet Copa America e themeluar në 1916.

Tv Klan