Argjentina, Uruguai dhe Paraguai shkojnë në çerekfinale

Argjentina e mbylli fazën e grupeve të Copa America në vendin e parë. Në ndeshjen e fundit ndaj Bolivisë skuadra e Lionel Messit fitoi thellë 4-1. Kapiteni shënoi dy herë dhe dha edhe një pasim të saktë për gol. 3 herë shënoi Argjentina në pjesën e parë duke e mbyllur praktikisht historinë e këtij takimi.

Në minutën e 60, Bolivia gjeti golin me Saavedra, ndërsa vetëm 5 minuta më pas Lautaro Martinez shënoi të katërtin për ekipin e tij.Në takimin tjetër, Uruguai mposhti Paraguain me gol e vetëm të Edinson Cavanit. Sulmuesi realizoi me 11-metërsh.

Në çerekfinalet e Copa America, Brazili do të përballet me Kilin, Argjentina me Ekuadorin, Uruguai me Kolumbinë dhe Paraguai me Perunë.

Tv Klan