Uruguaji e nisi Copa America me një fitore bindëse ndaj Ekuadorit. 4 – 0 ishte rezultati i takimit të zhvilluar në të hënën në Belo Horizonte.

Skuadra e vendosi gjithçka që në pjesën e parë ku u shënuan 3 gola. Më i spikaturi ishte Suarez, i cili realizoi gol dhe dha një asist.

Uruguaji është ekipi me më shumë trofe të Copa America, 15 në 45 edicionet e mëparshëm, e fundit në 2011. Befasi nga Katari, skuadër e ftuar në këtë turne nga zona e Azisë. 2 – 2 përfundoi sfida me Paraguajin e luajtur të dielën në Rio De Zhaneiro.

Një reagim i mirë i Katarit në debutim që edhe pse pësoi 2 gola nuk u dorëzua, duke dalë më 1 pikë nga kjo ndeshje.

Tv Klan