Përbërësit:

300 gr fileto pule

200 gr galetë

100 gr proshutë koto

100 gr djathë tosti

100 gr miell

50 gr pomodorini

4 vezë

Sallaturina miks

Vaj për skuqje

Kripë

Piper

Për majonezën

300 gr vaj luledielli

2 vezë

1 lugë uthull molle

Përgatitja:

Fillimisht rrahim filetot e pulës derisa të bëhen të holla. I marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri, vendosim mbi të proshutë derri ose viçi, djathë tosti dhe i mbyllim. I kalojmë në miell vezë, galetë dhe i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. Më pas i vendosim në një tavë, bashkë me to edhe pomodorinit dhe i fusim në furrë për 7 minuta.

Lajmë sallaturinat, i vendosim në një tas, shtojmë në to lëkurë limoni, kripë, piper dhe vaj ulliri.

Në një gotë mikseri përgatisim majonezën për t’i shoqëruar. Vendosim një vezë të plotë, një të verdhë veze, lëngun e një limoni, kripë, piper, vaj luledielli dhe hudhër. I përziejmë të gjithë ingredientët bashkë derisa të formohet majoneza. Vendosim në pjatë kotoletat, të cilat i shoqërojmë me sallatë dhe majonezë./tvklan.al