Corona infektohet me korona, denoncohet në polici nga ish-gruaja e acaruar



Corona infektohet me korona, denoncohet në polici nga ish-gruaja e acaruar

17:37 19/10/2020

Fabrizio Corona i cili është një personazh mjaft publik në Itali dhe shkakton shumë zhurmë herë për here, së fundmi është infektuar me koronavirus. Sipas mediave italiane, ky fakt ka acaruar mjaft marrëdhënien e tij me ish-bashkëshorten, Nina Moric.

Ajo ka telefonuar policinë sepse Fabrizio është treguar i pandërgjegjshëm dhe ka marrë djalin e tij tek shtëpia duke ditur se është më koronavirus.

 “Sapo telefonova 112, sepse Fabrizio Corona, pozitiv me Covid, ka ftuar Carlos në shtëpinë e tij, pa ditur unë asgjë dhe tani ata po ushtrohen së bashku, duke publikuar foto në Instagram. Fabrizio nuk respekton jo vetëm rregullat e karantinës, por edhe shëndetin e djalit tim dhe të të gjithë atyre që kanë kontakt me të”, ka shkruar Nina. /tvklan.al




Të ngjashme