Në një postim në “X”, Antonio Costa shkruan se është hera e tij e parë që viziton 6 partnerët në Ballkanin Perëndimor si Presidenti i Këshillit Evropian.

“E ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian. Është mënyra më e mirë për të kthyer faqen e së kaluarës dhe për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët paqeje, stabiliteti dhe prosperiteti”, shkruan ai krahas 4 ditë para mbajtjes së samitit me rëndësi në Tiranë.

Costa do të jetë për dy ditë në Shqipëri, me datë 15 dhe 16 Maj. Ky samit është i pari që zhvillohet në një vend ballkanik, gjë që tregon rëndësinë gjeopolitike të këtij rajoni për unionin evropian.

Ndërsa më datë 14 Maj, Costa do të jetë në Kosovë ku dhe do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani.

/tvklan.al