Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka mbajtur fjalën e tij në samitin e Komunitetit Politik Europian.
Costa deklaroi se Europa duhet të investojë më shumë në mbrojtjen e saj, në të kundërt paqja mbetet iluzion.
Nga lufta në Ukainë deri në Lindjen e Mesme, Presidenti i KE bëri thirrje për bashkim për të sjellë paqe të drejtë dhe për një kohë të gjatë.
“Titulli i takimit të sotëm është me të vërtetë me vend, “Një Europë e re në një botë re”. Dhe unë besoj që kjo është çështja kryesore e këtij samiti. Pra, çfarë është Europa? Cili është roli i saj në këtë botë të re?
Pas luftës së Dytë Botërore ndërtuam një rend të ri botërorë, bazuar te karta e OKB, te e drejta ndërkombëtare, si edhe bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ai tregtar.
Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe në kontinentin europian sërish. Kjo luftë është një sulm ndaj komunitetit ndërkombëtar, ndaj të gjithave parimeve që ne i kemi fort për zemër.
Situata në Gaza është një tragjedi humanitare, e drejta kombëtare po dhunohet, njerëzit po sulmohen me forcë.
Kemi promovuar të drejtat e njeriut, çështje që mund të avancohen vetëm nëse bashkëpunojmë në mënyrë kolektive. Rendi shumëpalësh vazhdon të sulmohet dhe në mënyrë të vazhdueshme. Duhet të jemi të bashkuar dhe Evropa duhet t’ja dalë mbanë për të sjellë paqe të drejtë dhe kohëgjatë për Ukrainën. E dimë i dashur Volodymyr që siguria juaj është edhe e jona. Evropa duhet të investojë më shumë te mbrojtja e saj sepse kemi mësuar se paqja pa mbrojtje është iluzion, Evropa duhet të krijojë kushtet e duhura për paqe në Lindjen e Mesme, se në rast se nuk e bëjmë këtë, do të minohet siguria e Evropës dhe vendeve fqinje, por edhe autoriteti i saj. Evropa duhet t’ja dalë mbanë të zgjerojë rrjetet e tregtisë botërore. Ne nuk duhet t’i jepemi tundimit të proteksionizmit por duhet të kemi partneritete dhe të shmangim mentalitetin me shumatoren zero. BE e re do të jetë partner i besueshëm për integrimin evropian por edhe bashkëpunimin për energjisë, sigurinë dhe mbrojtjen”, tha Costa.
/tvklan.al