Braziliani huazohet për një vit

Philippe Coutinho do të jetë një lojtar i Bayern Mynih. Lajmin e konfirmoi vetë drejtori ekzekutiv i Bayern, Karl heinz Rummenige, menjëherë pas ndeshjes me Hertha Berlin.

Rumenige shtoi për mediat se marrëveshja është arritur që Coutinho fillimisht të jetë në huazim e më pas me të drejtë blerjeje. Sipas tij, Bayern kishte kohë që e ndiqte lojtarin. Ndërsa drejtori sportiv i klubit Hasan Salihamidzic tha se marrëveshja ende nuk ka përfunduar pasi janë edhe disa detaje për t’u përcaktuar në kontratë.

Bayerni do të derdhë në arkat e Barçës nga 15 deri në 20 milionë Euro për huazimin e 27-vjeçarit ndërsa blerja përfundimtare mund të bëhet vitin e ardhshëm për 120 milionë Euro të tjera. Coutinho u transferua te Barcelona para 1 viti e gjysmë për 145 milionë Euro.

Ai shënoi 21 gola në 76 ndeshje. Tashmë me kalimin e Coutinhos në Mynih, vështirësohet edhe transferimi Neymar tek Barça pasi braziliani ishte pjesë e ofertës së katalanasve për rikthimin e Neymar në Camp Nou.

Tv Klan