Në rrezik sigurimi i 2 miliardë dozave deri në fund të vitit

Programi COVAX është shumë larg objektivit të tij për të dhënë 2 miliardë doza deri në fund të vitit, por pret një rritje të madhe të furnizimeve deri në fillim të vitit 2022. Po ashtu COVAX dëshiron të sigurohet që ato, të paktën, të arrijnë në vendet në nevojë më të madhe.

Por ambiciet fillestare të programit për të siguruar një shpërndarje të vaksinave në vendet në nevojë kanë rënë shumë. Deri më tani, ajo ka shpërndarë vetëm 90 milion vaksina. Disa nga vendet më të varfra kanë vaksinuar më pak se 1% të popullsisë së tyre, sipas vlerësimeve nga Gavi, aleanca globale e vaksinave që drejton skemën me OBSH.

Ekspertët kanë bërë të ditur se COVAX duhet të rrisë përqendrimin e saj në vendet më në nevojë dhe të zvogëlojë pjesëmarrjen e vendeve më të pasura.

Duke i dhënë përparësi interesave të tyre diplomatikë dhe komercialë, kombet e pasura kanë shkatërruar në të vërtetë ambicien e COVAX për të marrë përgjegjësinë e përgjithshme të luftës globale kundër pandemisë. Rreth 190 vende janë aktualisht anëtare të COVAX, por një e treta nuk i përdor vaksinat e saj dhe vetëm rreth 40 kanë filluar vaksinimet

Kjo do të thotë që vendet në Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme, si dhe vendet e ngjashme me Afrikën e Jugut, mund të përballen me kosto më të larta dhe duhet të marrin para hua për të siguruar doza.

Klan News