Shifrat e fundit të koronavirusit në Britaninë e Madhe tregojnë se Covid-19 është 100 herë më shumë fatal për të moshuarit se të rinjtë. Mediat shkruajnë se të paktën 20 persona në Angli nën moshën 40-vjeçare kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në spitale që prej Gushtit.

Vetëm 1 person nën moshën 20-vjeçare ka humbur jetën që prej Shtatorit atje. Ndërkohë sa i përket të moshuarve shifrat janë shumë më të larta, 1425 viktima nën moshën 80-vjeçare dhe 1093 viktima mes moshës 60-79-vjeç.

“Në tërësi nuk është një sëmundje për të rinjtë”, është shprehur profesoresha Karol Sikora.

Ndërkohë statisticieni David Spegelhalter tha se mosha është një faktor shumë i rëndësishëm në lidhje me vdekjet nga Covid. Ai tha se të rinjtë kanë shumë mundësi të infektohen me Covid dhe të mos shtrohen në spitale apo të mos mbesin viktima.

The Mirror shkruan se kryeministri Boris Johnson është nën një presion të madh për të ndjekur gjurmët e Gjermanisë apo Francës, të cilët u futën edhe njëherë një karantinë. Të mërkurë në Britani u regjistruan mbi 24 mijë raste të reja me Covid./tvklan.al