Shkon në mbi 100 numri i të shtruarve në spital

Shtim të numrit të rasteve me koronavirus ka pasur javëve të fundit në Kosovë. Madje institucionet shëndetësore kishin bërë gati disa klinika për pacientët e prekur.

Ndonëse numri i të shtrirëve në QKUK ishte mbi 100 tre pacientë ishin dërguar për trajtim në klinikën e pulmologjisë e adoptuar për të prekurit me koronavirus.

Megjithatë sot ka numër më të vogël të të prekurve të shtrirë në klinikën infektive, ndërsa pacientët e shtrirë në pulmologji do të kthehen në klinikën infektive.

“Aktualisht i kemi të shtrirë në klinikë 85 pacientë me covid pozitiv dhe tash jemi duke i pranuar 3 pacientë poashtu pocitiv me covid nga klinika e pulmologjisë”, thotë mjeku Salih Ahmeti.

Ndonëse ka shtim të numrit të rasteve me koronavirus gjasat janë të vogla për rikthim të masave të izolimit, por po shikohet mundësia e testimeve masive.

Ndërsa qeveria ka vendosur që nga data 28 Qershor të rihapet edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

“Ne e kemi lejuar aeroportin, nuk është i hapur tërësisht por vetëm për vija të rregullta, ju kemi rekomanduar bashkëatdhetarëve ta bëjnë testin por nuk është obligative për të hyrë në Kosovë”.

Gjithsej të infektuar me koronavirus në Kosovë janë 2.268 persona prej tyre të shëruar 1108 ndërsa të vdekur 38.

Tv Klan