Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një 72-vjeçar i pavaksinuar e ka humbur betejën me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 366 testime, ndërsa janë shënuar 90 raste të reja.104 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 366 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 90 qytetarë, në këto bashki:

59 në Tiranë, nga 5 qytetarë në Kavajë, Divjakë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Patos, Vlorë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, nga 1 qytetar në Mirditë, Fier, Gjirokastër. 

Janë 1,825 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 72 vjeç i pavaksinuar. 

Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,844 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al