Covid-19: 1 humbje jete dhe 642 raste të reja





Covid-19: 1 humbje jete dhe 642 raste të reja

16:41 11/08/2022

Në 24 orët e fundit janë shënuar 642 raste të reja të infektimit me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se një qytetare nga Korça, 67 vjeçe nuk e ka fitur dot betejën me virusin duke shënuar kështu një humbje jete në vend në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19. Janë kryer 1708 testime, ndërsa 5172 qytetarë janë shëruar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1708 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 642 qytetarë, në këto bashki:

197 në Tiranë, 56 në Fier, 45 në Durrës, 28 në Vlorë, 25 në Lushnje, 21 në Elbasan, 18 në Sarandë, 17 në Lezhë, nga 16 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, 14 në Devoll, nga 13 qytetarë në Kurbin, Divjakë, 11 në Korçë, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Krujë, Kavajë, 8 në Peqin, 7 në Gramsh, nga 6 qytetarë në Vorë, Dibër, Berat, Himarë, Skrapar, nga 5 qytetarë në Mirditë, Përmet, nga 4 qytetarë në Tepelenë, Maliq, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Bulqizë, Mat, Roskovec, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Pukë, Patos, Selenicë, Pustec, Kuçovë, Poliçan, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Delvinë, Kolonjë.

Janë 2,498 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Korça 67 vjeçe./tvklan.al













Të ngjashme