Në 24 orët e fundit janë shënuar 695 raste të reja të infektimit me koronavirus. Për fat të keq, një qytetar nga Durrësi 65 vjeç nuk e ka fituar dot betejën me vurusin. Ndërkohë janë kryer 1803 testime, ndërsa 319 qytetarë janë shëruar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1803 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 695 qytetarë, në këto bashki:

191 në Tiranë, 48 në Lushnje, 47 në Shkodër, 42 në Fier, 34 në Durrës, 29 në Divjakë, 28 në Vlorë, 22 në Elbasan, 21 në Sarandë, 19 në Lezhë, 17 në Berat, 16 në Gjirokastër, 14 në Pogradec, 12 në Himarë, nga 9 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Mallakastër, Maliq, Gramsh, nga 8 qytetarë në Selenicë, Korçë, nga 7 qytetarë në Kamëz, Patos, Dimal, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Shijak, Krujë, Vorë, Devoll, Skrapar, nga 4 qytetarë në Dibër, Përmet, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Tropojë, Delvinë, Libohovë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Roskovec, Peqin, Librazhd, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Rrogozhinë, Mat, Kolonjë, Poliçan, Cerrik.

Janë 2,873 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Durrësi 65 vjeç.

Janë shëruar 319 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,339 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al