Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19. Në njoftim thuhet se janë kryer 703 testime, ndërsa 28 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Janë shëruar 66 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 703 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:

14 në Tiranë, 4 në Shkodër, 2 në Fier, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Patos, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Tepelenë, Korçë.

Janë 239 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 66 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,066 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al