Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 944 testime, ndërsa janë shënuar 31 raste të reja. Fatmirësisht janë shëruar 32 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 944 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në këto bashki:

16 në Tiranë, 3 në Fier, 4 në Kolonjë, 2 në Sarandë, nga 1 qytetar në Lezhë, Kamëz, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Korçë.

Janë 284 qytetarë aktivë me covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,561 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al