Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 859 testime, ndërsa 60 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Janë shënuar 41 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 859 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 60 qytetarë, në këto bashki:

32 në Tiranë, 13 në Fier, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, Himarë, Korçë, 1 në Durrës, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Sarandë, Gjirokastër.

Janë 417 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 41 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,254 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al