Bino: Kemi edhe zona pa Covid

Muaji Maj vijon të regjstrojë raste të pakta të të infektuarve me koronavirus. Ekspertët thonë se virusi po shënon trend rënës çdo ditë.

“Kemi të bëjmë me një trend në ulje, pozitiviteti i testimit mbetet nën 5%  gjë që tregon se dendësia e virusit është më e ulët se më përpara”.

Rastet e të infektuarve me koronavirus janë të shpërndara në gjithë Shqipërinë. Kryeqyteti mban peshën më të madhe, e ndërsa kanë nisur të identifikohen dhe zonat e para pa Covid.

“Mendoj se mund të kemi dhe zona pa Covid për momentin por duke patur parasysh që Covid është asimtomatik duhet të jemi të kujdeshëm dhe s’duhet të bjerë as vigjilenca  e as kujdesi”.

Imunizimi i popullatës me anë të vaksinës mendohet se ka çuar në ulje të rasteve fatale dhe shtrimeve në spital.

“Kjo sasi e vaksinave që është përdorur, gati e 22%  të popullatës ka një impakt në vdekshmërinë dhe shtrimet në spital”.

Që prej Janarit deri më tani në popullatë janë injektuar mbi 600 mijë vaksina të llojeve të ndryshme.

Tv Klan