Krijuesja e Astrazeneca: Nuk do të ketë asnjë variant më të rëndë se Sars Cov-2

Covid-19  nuk ka gjasa të bëhet më agresiv dhe me kalimin e kohës ky virus do të kthehet në një ftohje të zakonshme. Kjo ishte deklarata me e fundit nga krijuesja e vaksinës AstraZeneca, Dame Sarah Gilbert.

Shkencëtarja theksoi se viruset kanë tendencën të bëhen më pak virulente gjatë kohës që qarkullojnë në popullatë dhe për këtë arsye nuk ka asnjë arsye që të ketë një variant më të rëndë të Sars COV-2.

Ajo tha se po përpiqet të marrë fonde për të ndihmuar në parandalimin e pandemive të ardhshme.

Ndërsa mjeke britanike paralajmëruan se pothuajse të gjithë fëmijët e pavaksinuar do të infektohen me COVID-19 në një moment në të ardhmen. Vaksinat tek fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç pritet të  luajnë një rol vendimtar  për të frenuar rritjen e rasteve me Covid-19 në botë.

Ajo tha se stina e dimrit do të jetë e vështirë, por procesi i imunizimit do të ndihmojë në uljen e rrezikut nga infektimet e larta.

Klan News