Ndërkohë që bota po përballet me pandeminë e Covid-19, CEO i BioNTech Ugur Sahin ka thënë se virusi vdekjeprurës do të qëndrojë me ne të paktën gjithë dekadën e ardhshme.

Në një konferencë shtypi virtuale këtë javë, Sahin tregoi se kur do i kthehemi normalitetit.

 “Ne kemi nevojë për një përkufizim të ri të normales. Virusi do të qëndrojë me ne për 10 vitet e ardhshme ”, u shpreh ai.

Vaksinat Pfizer BioNTech’s Covid-19

Vaksina e BioNTech është autorizuar për përdorim në më shumë se 45 vende, përfshirë Britaninë dhe SH.B.A. Sahin gjithashtu tha se vaksina mund të rregullohet për variantin e ri të MB në rreth gjashtë javë.

Varianti i ri Covid-19 nuk do të ndikojë në efikasitetin e vaksinës

Sahin tha se ishte i sigurt se varianti i ri i llojit Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ndikonte në efikasitetin e vaksinës.

Origjina e variantit të ri Covid-19

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock është shprehur se varianti i ri i Covid-19 lidhet me udhëtarët nga Afrika e Jugut. Ky variant i ri është mjaft shqetësues sepse është akoma më i transmetueshëm dhe duket se ka pësuar edhe më tej ndryshime sesa varianti i ri që është zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Simptomat e variantit të virusit të ri

Përveç tre simptomave më të zakonshme të COVID-19 siç janë ethet, kolla e thatë dhe humbja e nuhatjes dhe shijes, 7 simptoma të tjera janë shoqëruar me llojin e ri të koronavirusit. Më poshtë janë shenjat për të cilat duhet të keni kujdes.

– Lodhje

– Humbja e oreksit

– Dhimbje koke

– Diarre

– Konfuzion mendor

– Dhimbjet e muskujve /tvklan.al