Covid-19, drejtoresha e ISHP: Incidenca 2-javore është rritur 5 herë, 35-64 vjeç grupmosha më e prekur


Covid-19, drejtoresha e ISHP: Incidenca 2-javore është rritur 5 herë, 35-64 vjeç grupmosha më e prekur

10:48 25/08/2021

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico thotë se incidenca 2-javore e Covid-19 në vendin tonë është rritur gjatë dy javëve të fundit.

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Albana Fico tha se incidenca 2-javore është rritur me 5 herë në krahasim me 2 javët e fundit.

Një element tjetër i rëndësishëm që vlen për t’u theksuar është grupmosha 35-64 vjeç që janë më të prekur nga varianti Delta i Covid-19.

“Mesatarja javore e rasteve të reja ka shkuar në 482 nga 291 krahasuar me një javë përpara. Numri i rasteve aktive në vend është rritur nga 5573 në 5792 që çon në rritje të incidencës dy javore me rreth 5 herë nga dy javë të shkuara. Incidenca 2-javore 202 raste për 100 mijë banorë. 35-64 vjeç është grupmosha më e prekur.

Sa i përket pozitivitetit të mostrës, mbetet në shifrën 7.8%. Sa i përket bashkive të prekura, mesatarisht kemi çdo javë 42 bashki, me incidencën më të lartë janë Saranda, Himara, Malësia e Madhe, Shkodra, Tiranë dhe Vlora. Gjatë kësaj periudhe ka vazhduar me intensitet vaksinimi i popullatës”, tha ndër të tjera drejtoresha e ISHP, Albana Fico. /tvklan.al






Të ngjashme